Përndoqi prej dy muajsh 30-vjeçaren dhe e dhunoi në ambientet e punës, vihet në pranga autori në Lushnjë

Përndoqi prej dy muajsh 30-vjeçaren dhe e dhunoi në ambientet e punës, vihet në pranga autori në Lushnjë

Një 38-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Lushnjës pasi përndoqi dhe dhunoi një grua. Pas kallëzimit nga një 30-vjeçare se një shtetas i kishte shkaktuar ankth dhe pasiguri, pasi e kishte përndjekur dhe kishte ushtruar dhunë ndaj saj, kanë organizuar punën për kapjen dhe arrestimin e këtij shtetasi. Si rezultat i veprimeve të shpejta operacionale është kapur dhe ndaluar shtetasi F. A., 38 vjeç, banues në Lushnjë. Ky shtetas, për një periudhë 2 mujore, dyshohet se ka përndjekur 30-vjeçaren si edhe ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj në ambientet e subjektit tregtar në të cilën ajo punonte. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme. Top Channel