Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“Procesi i 21 Janarit drejt fundit”, avokati: Berisha do të thirret për të dëshmuar
Avokati Idajet Beqiri thotë se procesi i 21 Janarit, është drejt fundit nga SPAK. Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Beqiri u shpreh se ish kryeministri Sali Berisha do të thirret për të dhënë dëshminë e tij. “Procesi i 21 janarit është drejt fundit, janë grumbullar provat. Në shtator do thirret edhe Sali Berisha, edhe Lulzim Basha, ish presidenti i Republikës, madje edhe ish kreu i opozitës asokohe. Berisha i ka njerëzit brenda atje në SPAK dhe ata e informojnë për procesin hetimor. Tashmë ka ardhur momenti ku ai nuk mund ta përballojë më këtë ngjarje. Ishte krim i mirëfilltë shtetëror, përgjegjësi kryesor ishte Sali Berisha. Ishte vrasje shtetërore, e urdhëruar prej tij. Serverat dhe kamerat, para se të fshiheshin, janë...