Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Izraeli godet termocentralin elektrik në Jemen, shpërthime të forta në zonë
Izraeli goditi një termocentral jemenas pranë kryeqytetit të kontrolluar nga Huthitë, Sana’a, tha një zyrtar i mbrojtjes izraelite për Times of Israel, dhe më vonë u konfirmua nga IDF. Mediat lokale raportuan shpërthime të forta në zonë që shkatërruan gjeneratorët. Houthi-t fillimisht folën për një agresion të përgjithshëm, ndërsa Forcat Mbrojtëse të Izraelit konfirmuan më vonë se goditën një vendndodhje të infrastrukturës terroriste në zonën e Sana’a nga një distancë prej 2,000 kilometrash nga Izraeli, në Jemen, duke synuar një vendndodhje të infrastrukturës energjetike. “Sulmet u kryen në përgjigje të sulmeve të përsëritura nga regjimi terrorist Houthi kundër Shtetit të Izraelit dhe qytetarëve të tij, duke përfshirë lëshimin e raketave tokë-tokë dhe dronëve në territorin izraelit”, shtoi IDF në një deklaratë. Stacioni televiziv jemenas Al...