Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Diell, vranësira dhe shi/ Parashikimi i motit këtë të diel
Ditën e diel vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike kryesisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash mesatare deri të dendura nga orët e mesditës deri pasdite vonë. Vranësirat e dendura do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët në një pjesë të madhe të vendit gjatë mesditës, kryesisht në relievet kodrinore-malore. Në intervale të shkurtra kohore, në mënyrë të izoluar priten shtrëngata si dhe reshje breshëri (në male). Era me drejtim kryesor verilindje -veriperëndim me shpejtësi mesatare 5 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore era fiton shpejtësi deri në 8 m/s. Deti – Valëzimi 1-2 ballë. Top Channel