Shuhet në moshën 89-vjeçare legjenda e televizionit italian, Pippo Baudo

Shuhet në moshën 89-vjeçare legjenda e televizionit italian, Pippo Baudo

Pippo Baudo, një nga figurat më të njohura dhe të respektuara të televizionit italian, ka ndërruar jetë në moshën 89-vjeçare, raportoi ANSA të shtunën mbrëma. Lajmin e ka bërë të ditur avokati dhe miku i tij i ngushtë, Giorgio Assumma, duke konfirmuar se Baudo u shua në mënyrë të qetë në spitalin Campus Biomedico të Romës, i rrethuar nga familja dhe me ngushëllimet e sakramenteve. Simboli i televizionit italian i cili ka prezantuar 13 festivale të Sanremo dhe dhjetëra programe të suksesshme nga “Canzonissima” te “Domenica in” u nda nga jeta mbrëmjen e së shtunës në Romë. Giuseppe Raimondo Vittorio Baudo, i cili njihej thjesht si Pippo ishte “zotëria” i televizionit italian. Mjeshtri i prezantuesve televizivë, autor programesh, zbulues artistësh, këngëtarësh, aktorësh. Një njeri spektakli,...