Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Video/ Kane fillon të “mësohet” me trofe, sulmuesi anglez tund rrjetën në triumfit e Bayern-it në Superkupën e Gjermanis, shënon edhe Diaz
Bayern Munchen e ka nisur me trofe sezonin e ri futbollistik, kjo pas fitores 1-2 kundër Stuttgart në finalen e Superkupës së Gjermanisë. Sfida e luajtur pikërisht në Stuttgrat u dominua nga ekipi i Kompany, që kaloi menjëherë në avantazh falë një goli të Harry Kane në minutën e 18’ të takimit. Fituesi i Kupës pati disa raste për të barazuar sfidën, por portieri Manuel Neuer u kthye në një “bllokadë”. Në minutën e 77’, ishte sulmuesi i sapoardhur, Luis Diaz, i cili vulosi sfidën, duke shënuar dhe golin e tij të parë me fanellën e bavarezëve. Në fund të takimit, ishte Leweling që shënoi golin e nderit për miqtë. Kështu Bayern-i ngre për herë të 18-të titullin e Superkupës së Gjermanisë, ndërkohë që Harry...