Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Artisti Naun Shundi në betejë për shëndetin, familja falënderon mbështetësit e aktorit dhe kërkon ndihmë për kurimin e tij
Familjarët e artistit Naun Shundi kanë reaguar sërish, duke pohuar se aktori e regjisori i njohur ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Ata pranojnë se kurimin në Francë, që ka kosto të larta, nuk po e përballojnë dot financiarisht dhe kërkojnë ndihmën e mbështetësve, duke publikuar një numër llogarie, ku secili që ka dëshirë, mund të kontribuojë. “Ju faleminderit pa fund për mesazhet dhe lutjet tuaja miq. Naun Shundi po kalon një moment të vështirë dhe financat tona nuk e përballojnë dot. Nëse mundeni të jeni me ne në këtë luftë me sëmundjen, duke na ndihmuar me shumën që ju mundeni, kjo betejë do të jetë edhe më e thjeshtë të fitohet. Ju faleminderit dhe paçi vetëm gëzime Iban: AL9220511289003846CLIDCLALLE Swift NCBAALTX” Në këto çaste...