Luçiano Boçi: Si mund të kërkosh të ikë dikush, kur atë e ka vendosur vota e demokratëve

Luçiano Boçi: Si mund të kërkosh të ikë dikush, kur atë e ka vendosur vota e demokratëve

  Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luciano Boçi, në një intervistë për Top Channel, ka hedhur poshtë lëvizjen e paralajmëruar brenda PD nga kritikët e kryetarit Sali Berisha, duke e cilësuar atë si një ‘pasion momental’ dhe jo si një proces serioz. Boçi u kujtoi demokratëve se vetëm vota është ajo që përcakton drejtuesit e partisë, ndërsa për ata që mendojnë ndryshe, ekziston opsioni i krijimit të një fraksioni. ‘Si mund të largosh një njeri nga drejtimi kur atë e vendos apo e heq vota apo vullneti i demokratëve? Jam disaprovues totalisht. Në PD, secili ka mendimin e vet ndryshe, mund ta shprehë, është diçka që ne e kemi pranuar vetë, e kemi zhvilluar dhe lejuar dhe kemi pranuar edhe fraksionet, dhe nëse dikush ka autoritetin...