Burimi:
Tesheshi.com

Foto © Tesheshi.com
Vdekja e një mbreti skenik si Pippo Baudo
Pippo Baudo, një simbol i spektaklit italian, ekuivalenti mashkullor i të ndjerës Rafaela Cara, ka vdekur në Romë në moshën 89 vjeç. Një ikonë e televizionit italian, ai drejtoi trembëdhjetë festivale të Sanremos dhe dhjetëra programe shumë të suksesshme, nga Canzonissima deri te Domenica In. Baudo ndërroi jetë, sipas raportimeve, në spitalin në Campus Biomedico në Romë, i rrethuar nga të dashurit e tij dhe i ngushëlluar nga lutjet fetare. “Fytyra dhe zëri i tij kanë shoqëruar breza të tërë, duke sjellë emocione, buzëqeshje dhe momente të paharrueshme. Faleminderit për gjithçka”, shkroi Giorgia Meloni në X. “Me ndarjen nga jeta të Pippo Baudos, Italia humbet një nga fytyrat më të dashura dhe më të njohura në historinë e saj televizive. Me të, ka humbur personifikimi...