‘Banorët denoncojnë ndërtimin pa leje tek ‘5 Maji’/ PD: Policia merr para nga pronarët, shkelja e ligjit injorohet

‘Banorët denoncojnë ndërtimin pa leje tek ‘5 Maji’/ PD: Policia merr para nga pronarët, shkelja e ligjit injorohet

Partia Demokratike ka marrë një tjetër denoncim nga qytetarë për ndërtim pa leje në Tiranë, të cilët e kanë denoncuar në polici por nuk ka pasur asnjë reagim nga organet kompetente. Në deklaratën e bërë nga selia blu, zëdhënësja e Departamentit të Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli thekson se sipas denoncimit të qytetarëve, , zyrtarë të shtetit marrin pagesa të përsëritura nga pronarët e biznesit që ushtron aktivitet në këtë objekt, dhe në këmbim, shkelja e ligjit injorohet. “Partia Demokratike ka marrë një tjetër denoncim nga qytetarë për ndërtim pa leje në Tiranë. Sipas informacioneve të tyre, objekti ndodhet në rrugën ‘Dervish Luzha’, pranë mbikalimit që të nxjerr në rrugën ‘5 Maji’. Këto pamje të siguruara nga banorët tregojnë qartë ndërtimin e paligjshëm. Ata shprehen...