Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
E mitura përplaset nga makinë në Vlorë, dërgohet me urgjencë në spital
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Lungomare të Vlorës, pranë rrotës panoramike, ku një automjet tip Mercedes ka përplasur një vajzë të mitur. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e policisë dhe ambulanca, të cilat i kanë dhënë ndihmën e parë vajzës dhe më pas e kanë transportuar drejt spitalit.