Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
“Një tjetër ditë në luftë”, Vengu: 3 helikopterë për zjarrin në Fushë Arrëz
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu ka njoftuar se situata e zjarreve në vendin tonë është përmirësuar ndjeshëm. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Vengu ka falenderuar trupat e zjarrfikësve, por edhe të FA, që me ndihmën e 3 helikopterëve kanë bërë të mundur vendosjen në kontroll të flakëve. “Një tjetër ditë në luftë me flakët nga ajri në Fushë Arrëz. Helikopterët e Forcës Ajrore dhe ata nga Emiratet e Bashkuara Arabe dominuan qiellin dhe ndihmuan forcat në tokë për të vendosur nën kontroll flakët. Heronjtë e qiellit ulën ndjeshëm intensitetin e zjarreve, duke u ardhur në ndihmë banorëve dhe natyrës në zonën e veshur me kurorën e gjelbër”, shkruan Vengu.