Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Nga studimet për drejtësi tek pasioni për TV, kush ishte Pippo Baudo, prezantuesi ikonik italian
Një nga figurat më të shquara të ekranit italian, Pippo Baudo, është ndarë nga jeta sot në moshën 89-vjeçare, duke lënë pas një trashëgimi të jashtëzakonshme suksesi, pasioni dhe përkushtimi ndaj artit dhe publikut italian – dhe jo vetëm. Për më shumë se gjashtë dekada, Baudo mbeti një figurë qendrore në botën e spektaklit, duke thyer rekorde dhe krijuar momente të paharrueshme për publikun. Ai mbahet mend veçanërisht për drejtimin e Festivalit të Sanremos plot 13 herë dhe për zbulimin e shumë talenteve të reja që më pas do të bëheshin emra të njohur. Lindur më 7 qershor 1936 në Siçili, ai fillimisht ndoqi dëshirën e prindërve duke u diplomuar në Jurisprudencë, por pasioni i tij i vërtetë ishte skena. U ngjit për herë të...