Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Irlandë – Zgjedhjet e Reja Presidenciale: Duel mes Politikës dhe Parave
Nga NDREK GJINI MA, University of Galway, Ireland Në vjeshtën e këtij viti, Irlanda do të mbajë zgjedhjet për presidentin e ardhshëm të Republikës, ngjarje që shënon një epokë të re pas dy mandateve të suksesshme të presidentit në largim, Michael D. Higgins, i cili e ka arritur kufirin kushtetues të dy mandateve. Një atmosferë intensive politike përgatitet të përfshijë vendin, teksa partitë kryesore dhe figurat e pavarura hedhin sytë nga Pallati Presidencial, “Áras an Uachtaráin”. Data Zyrtare: Kur mbahet zgjedhja? Sipas Kushtetutës së Irlandës, zgjedhjet duhet të zhvillohen jo më vonë se 60 ditë para përfundimit të mandatit të presidentit aktual, i cili mbaron më 11 nëntor 2025. Prandaj, dita e zgjedhjeve pritet të shpallet së shpejti dhe do të jetë në fund të...