Tenderi 2.1 mln euro për bllokimin e dronëve në burgje, i paracaktuar për “Albascan”?

Tenderi 2.1 mln euro për bllokimin e dronëve në burgje, i paracaktuar për “Albascan”?

Në vitin 2017, kompania “Albascan” raportonte një xhiro të përgjithshme prej vetëm 50 mijë eurosh në vit. Sot, ajo arkëton mesatarisht 1.8 milionë euro në muaj nga Thesari i Shtetit, duke u shndërruar në një nga përfitueset më të mëdha të kontratave publike. Kjo ngjitje rrufe ka ngritur dyshime të forta për lidhje klienteliste dhe tendera të paracaktuar. Nga shitje qesharake tek milionat “Albascan” u krijua në shkurt 2017 nga Sokol Cane dhe Etmira Dashi, me aksione të barabarta. Për dy vite mbeti një biznes pa ndikim. Në janar 2019, kompania u ble për 150 mijë lekë nga vëllezërit  Elton dhe Elision Jorgji. Vetëm një vit më vonë, xhiroja u katërfishua, duke arritur në 110 milionë lekë. Pas kësaj, çdo vit shifrat e rritjes u shumëfishuan...