Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Pas samitit me Putin, reagon Donald Trump: Mund të ketë një takim mes Putin dhe Zelenskyt
Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se pas një takimi “shumë të suksesshëm” me Vladimir Putinin në Alaskë, ekziston mundësia për një marrëveshje paqeje mes Rusisë dhe Ukrainës. Ai theksoi se të gjitha palët janë dakord që lufta duhet të përfundojë me një zgjidhje paqësore, jo vetëm me një armëpushim të përkohshëm. Trump shtoi se Zelensky do të vizitojë Shtëpinë e Bardhë të hënën, dhe më pas mund të organizohet një takim mes tij dhe Putinit. Sipas tij, kjo mund të shpëtojë miliona jetë njerëzish. Postimi i presidentit amerikan Donald Trump: Një ditë e shkëlqyer dhe shumë e suksesshme në Alaskë! Takimi me Presidentin Vladimir Putin të Rusisë shkoi shumë mirë, po ashtu edhe një telefonatë vonë në mbrëmje me Presidentin Zelenskyy të Ukrainës, dhe...