“Luftë me flakët nga ajri në Fushë Arrëz”/ Vengu: Helikopterët e Forcës Ajrore dhe nga Emiratet e Bashkuara Arabe ndihmuan në operacion

“Luftë me flakët nga ajri në Fushë Arrëz”/ Vengu: Helikopterët e Forcës Ajrore dhe nga Emiratet e Bashkuara Arabe ndihmuan në operacion

Ministri i Mbrojjtes, Pirro Vengu thotë se dita e sotme ka qenë një luftë më nga ajri në Fushë Arrëz. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Vengu shprehet se helikopterët e Forcës Ajrore dhe ata nga Emiratet e Bashkuara Arabe ndihmuan forcat në tokë për të vendosur nën kontroll flakët. “Një tjetër ditë në luftë me flakët nga ajri në Fushë Arrëz. Helikopterët e Forcës Ajrore dhe ata nga Emiratet e Bashkuara Arabe dominuan qiellin dhe ndihmuan forcat në tokë për të vendosur nën kontroll flakët. Heronjtë e qiellit ulën ndjeshëm intensitetin e zjarreve, duke u ardhur në ndihmë banorëve dhe natyrës në zonën e veshur me kurorën e gjelbër.”, shkruan Vengu.