Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Emrat/ Vrasje me thikë në Angli, arrestohen shqiptari 25-vjeçar dhe një letoneze
Një shqiptar 25-vjeçar dhe një letoneze 31-vjeçare janë arrestuar dhe akuzuar për vrasje pas vdekjes së një burri në Gravesend, Kent. Policia e Kent u njoftua të martën në mbrëmje për një sherr jashtë një shtëpie në Augustine Road. Një burrë në të tridhjetat u gjet me plagë thike dhe u dërgua në spital, por ndërroi jetë gjatë trajtimit. Familjarët e tij janë informuar. Të dy të dyshuarit, Shahim Bulica nga Shqipëria dhe Erika Korska nga Letonia, të cilët jetojnë në Gravesend, u arrestuan rreth mesnatës të enjten dhe u akuzuan për vrasje të shtunën. Ata mbeten në paraburgim dhe do të paraqiten në Gjykatën Medway Magistrates të hënën. Një burrë tjetër, 33-vjeçar nga Gravesend, i cili gjithashtu ishte arrestuar në lidhje me ngjarjen, është...