Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
William dhe Kate zhvendosen në shtëpinë e re luksoze në këtë vend
Princi dhe Princesha e Uellsit, William dhe Kate, do të vendosen së shpejti në rezidencën e re Forest Lodge, brenda Windsor Great Park, ku do të jetojnë me fëmijët e tyre, George, Charlotte dhe Louis. Shtëpia ka tetë dhoma gjumi dhe ndodhet pranë rezidencës aktuale të çiftit, Adelaide Cottage, si dhe pranë shkollës Lambrook, ku studiojnë fëmijët. “Familja do të bëjë zhvendosjen gjatë këtij viti,” ka bërë të ditur një zëdhënës i Kensington Palace. Sipas gazetës The Sun, shpenzimet për rinovimin e shtëpisë po mbulohen personalisht nga William dhe Kate.