Kusht i Putin, Zelensky refuzon t’i dorëzojë Rusisë kontrollin e rajonit lindor të Donbasit

Kusht i Putin, Zelensky refuzon t’i dorëzojë Rusisë kontrollin e rajonit lindor të Donbasit

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky refuzon kërkesën e Moskës për t’i dorëzuar Rusisë rajonin lindor të Donbasit. Disa orë pas takimit Trump-Putin në Alaskë dhe propozimit të të presidentit rus për tërheqjen e forcave ukrainase nga Donbasi, Reuters raporton se presidenti ukrainas ishte kategorik në bisedat telefonike me homologun e tij amerikan dhe udhëheqësit evropianë se Ukraina nuk ka ndërmend t’ia lëshojë rajonin Donbas Rusisë. Gjithashtu javën e kaluar, Volodymyr Zelensky refuzoi t’ia dorëzonte kontrollin e rajonit Rusisë në këmbim të një armëpushimi. “Nëse tërhiqemi nga Donbasi sot – fortifikimet tona, terreni ynë, lartësitë që kontrollojmë – padyshim që do të hapim një urë për rusët që të përgatiten për një ofensivë”, tha Zelensky.