Nedim Bajrami si në kohët e vjetra, mesfushori kuqezi shënon gol spektakolar në Kupën e Skocisë (video)

Nedim Bajrami si në kohët e vjetra, mesfushori kuqezi shënon gol spektakolar në Kupën e Skocisë (video)

16 Gusht 2025 19:36 Telesport Merr fund thatësira e golit për Nedim Bajramin. Mesfushori kuqezi ka gjetur rrjetën pas shumë kohësh, gati 5 muaj. Bajrami shënoi golin e parë për Rangers, që po luan në Glasgow ndaj Alloa. Ndeshje e vlefshme për Kupën e Skocisë. Pasi mori një pasim nga Mikey Moore, Bajrami shënoi me një goditje shumë të bukur dhe me mjaft klas në kufijtë e zonës së rreptësisë. Një gol që na rikujton Bajramin e kohëve të vjetra, kur ishte në formën e tij më të mirë. Urojmë që ky të jetë një gol çlirimi për Bajramin dhe të rifitojë formën e dikurshme dhe të jetë titullar këtë sezon. SHIKOSUPERGOLINEBAJRAMIT Përsa i përket rezultatit të ndeshjes, miqtë barazuan shifrat përkohësisht me një autogol...