Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Zjarret në Gramsh/ Vatra aktive në tre fshatra të Skëndërbegasit, flakët përfshijnë edhe Zavalinën
Problematike vijon të mbetet situata me zjarret në Gramsh. Sipas autoriteteve, rezulton se në fshatrat Kullollas, Kodovjat dhe Ermenj, njësia administrative Skënderbegas, janë riaktivizuar vatra zjarri. Në Kullollas, në vendin e quajtur Mulliri, po ndërhyjnë punonjës bashkiakë dhe vullnetarë, ndërsa në fshatin Bletëz po operon 1 mjet zjarrfikës i MZSH Gramsh me 3 efektivë. E njëjtë situata paraqitet situata edhe në njësinë administrative Kukur, në Teqen e Dushkut, ku herë pas here aktivizohen vatra të vogla. Deri në orën 12:00 ka operuar 1 mjet zjarrfikës me 5 efektivë të MZSH Gramsh, 2 forca pyjore dhe 10 banorë. Vështirësitë janë për shkak të trashësisë së humusit, ndërsa vatrat e zjarrit mbeten aktive. Edhe Elbasani ka shfaqur problematika me vatrat e zjarrit, të cilat vijojnë të jenë...