Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Artisti Naun Shundi ndërpret punën në teatër, shkak problemet shëndetësore! Dërgohet për kurim të specializuar në Francë
Aktori, regjisori dhe dramaturgu i mirënjohur, Naun Shundi, po përballet me një betejë me shëndetin e tij që e ka detyruar të lërë punën në teatrin që ka themeluar vetë dhe që për të është vetë jeta. Projekti i radhës i artistit ishte vënia në skenën e veprës “Il commissario daltonico a teatro” (Komisari daltonik). Shfaqja ndërthur humorin, misterin dhe absurdin. Por, përmes një postimi në rrjetet sociale, Teatri Zonja e Bujtinës njoftoi se ky produksion është pezulluar, për shkak të problemeve shëndetësore të regjisorit. “Për të gjithë ata që dinin se do të nisim punën për një vepër të re, ju themi se për arsye shëndetësore të regjisorit Naun Shundi, nuk do të realizohet ky produksion kaq i dëshiruar për ne si Teatri Zonja...