Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Kur do të ndalet rritja e çmimit të apartamenteve në Tiranë?
Numri i agjencive të palicencuara është rritur ndjeshëm vitet e fundit, duke krijuar një konkurrencë të padrejtë për agjencitë legale. Këto agjenci operojnë pa kontrata pune, pa licenca dhe shpesh papërgjegjësi ligjore. Sipas ekspertit të pasurive të paluajtshme Ervin Demirxhiu, agjencitë e palicencuara funksionojnë me ligjin e xhunglës, nuk respektojnë asnjë rregull ligjor dhe synojnë “të zhvasin” para nga blerësit dhe pronarët. “Këto agjenci operojnë me komisione të ulëta për të konkurruar ato që paguajnë taksa. Për shërbime marrin nga 1-2% krahasuar me 3% të agjencive legale. Përdorin agjentë të pakualifikuar, shpesh edhe administratorë pallatesh që veprojnë si sekserë informalë, duke u përpjekur të marrin lekë nga të dyja palët, shitës dhe blerës”tha Demirxhiu. Ana, agjente në një agjenci imobilare në Tiranë thotë se punon...