Burimi:
Sportiim.al

Foto © Sportiim.al
Xhaka e nis si lider, Sandërland fitore e thellë
Pas Aston Vila- Njukasëll 0-0 luajtur në 13:30, në 16:00 tre ndeshje të tjera të Premier League për këtë javë të parë sezonale që nisi dje me Liverpul- Buornëmuth 4-2. Brajton barazoi 1-1 me Fulhem: goli i parë u shënua nga mesfushori Matt O’Riley, me një penallti. Rodrigo Muniz, barazoi në kohën shtesë, në 90+5′ Sunderland i rikthyer në Premier dhe me liderin e ri Granit Xhaka (kapiten) gjithashtu fitoi 3-0 ndaj Uest Hem (gola nga Mayenda, Ballard dhe Isidor). Më tej Totenhem rifitoi buzëqeshjen pas dështimit të Superkupës Europiane, ku humbi në mënyrë dramatike ndaj Paris Saint-Germain (me penallti), falë një fitoreje 3-0 ndaj Bërnlit (Richarlison shënoi dy gola dhe Brennan Johnson). Rezultatet, java e parë sot: Aston Vila-Njukasëll 0-0Brajton-Fulhem 1-0Sunderland-Uest Hem 3-0Tottenham-Burnley 3-0...