Sot Superkupa e Gjermanisë në Tring, Bayern dhe Stuttgart përplasen për trofeun e parë të sezonit

Sot Superkupa e Gjermanisë në Tring, Bayern dhe Stuttgart përplasen për trofeun e parë të sezonit

Futbolli gjerman do të ndajë sonte trofeun e parë të rëndësishëm të sezonit të ri. Superkupa do të përplasë Bajernin e Mynihut dhe Stuttgartin në një ndeshje të vetme. Bavarezët fituan Bundesligën në sezonin e fundit, ndërsa Stuttgart fitoi Kupën e Gjermanisë. Në letër, favoritE e mëdhenj në këtë duel janë kampionët në fuqi të Gjermanisë, për shkak të kualitetit më të madh që kanë në organikë. Bajerni gjatë merkatos së verës ka lëshuar emra si Sane apo Koman, dy sulmues anësorë, por goditjen më të madhe e mori me dëmtimin e yllit të vet Musiala në Botërorin e Klubeve. Në fushë sonte nga minuta e parë do të luajë blerja më e rëndësishme e merkatos, Luiz Diaz, që përbën fazën offensive me Olize dhe...