Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Konflikt mes 5 personave në Laç, përfundon në pranga një person, shpallen në kërkim 4 të tjerë
Një konflikt mes pesë personave është regjistruar këtë të shtunë në rrugën “Kurbini”, Laç. Sipas njoftimit zyrtar, në pranga ka rënë Klajdi Rryta, alias Klajdi Tusha si dhe janë shpallur në kërkim edhe 4 të tjerë. Dyshohet se gjatë konfliktit është qëlluar me armë zjarri në ajër. Fatmirësisht nuk ka të lënduar nga konflikti. “Pas njoftimit për një konflikt fizik ndërmjet disa shtetasve, rreth orës 11:00, në rrugën “Kurbini”, Laç, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin kanë ndërhyrë menjëherë, duke parandaluar përshkallëzimin e konfliktit fizik ndërmjet 5 shtetasve, gjatë të cilit dyshohet se është qëlluar edhe me armë zjarri. Nga veprimet e shpejta u kap dhe u vu në pranga shtetasi K. R., alias K. T., 37 vjeç, banues në Tiranë, të cilit iu gjet dhe iu...