Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Kosova kryeson në matjet globale për përmirësim të mirëqenies: Çfarë na tregojnë të dhënat?
Nga Doruntina Baftiu-Evropa e Lirë Vitin e kaluar, mbi gjysma e qytetarëve të Kosovës u tha se besojnë që jeta e tyre po ecën shumë mirë. Një dekadë më parë, këtë vlerësim e jepnin vetëm pak më shumë se 10 për qind e popullsisë. Atëherë, çfarë e ka shkaktuar këtë përmirësim, që sipas Qendrës amerikane të Kërkimeve Gallup nuk e ka arritur asnjë shtet tjetër në botë? Vlerësimet e qytetarëve të Kosovës për jetesën e tyre Gjatë dekadës së fundit, përqindja e qytetarëve që thonë se jeta e tyre po ecën shumë mirë është përmirësuar për 20 pikë përqindjeje (ose më shumë) në 12 shtete të botës, përfshirë disa të rajonit, si Serbia e Bosnje e Hercegovina. Ndryshim të ngjashëm, por negativ, ka përjetuar edhe...