Arrestohet shqiptari, bëri për spital gruan. Dhuna vazhdonte prej vitesh

Arrestohet shqiptari, bëri për spital gruan. Dhuna vazhdonte prej vitesh

Një 32-vjeçar me origjinë shqiptare, banues në Brugherio, është arrestuar në flagrancë nga Karabinierët e Komandës Provinciale të Monzas, Itali, pasi u kap duke ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Rreth orës 13:00 të së martës, një telefonatë urgjente në numrin 112 solli ndërhyrjen e menjëhershme të forcave të rendit për një rast dhune në familje. Kur karabinierët mbërritën në vendngjarje, në derën e banesës u përballën me një burrë në gjendje të rënduar emocionale dhe të dehur, i cili po ofendonte verbalisht gruan e tij, e cila ishte në lot dhe me shenja të dukshme dhune në trup. Ambientet e shtëpisë ishin të çrregulluara, me objekte të përmbysura, shenjë e një konflikti të ashpër fizik. Pavarësisht pranisë së policisë, 32-vjeçari nuk ndaloi sjelljen agresive...