Rithemelimi i PD? Açka: Ishte uzurpim, si çështje pronësie

Rithemelimi i PD? Açka: Ishte uzurpim, si çështje pronësie

Ish-deputetja e PD-së, Flutura Açka kritikoi Rithemelimin në PD, duke e cilësuar si “uzurpim”. Për të heshtja e disa figurave të rëndësishme tregon që gjithçka ka ndodhur me vetëdije të plotë. “Ai që quhet Rithemelim, në fakt ishte një mënyrë uzurpimi, një mënyrë të shprehuri të forcës se kush e dominon partinë. Sigurisht që në këtë luftë do të fitonte zoti Berisha. Nuk ka njeri dyshime se është më i zoti dhe më karizmatiku. Në luftën e tij personale, zoti Berisha është në të drejtën e vet, por pyetja është: a është kjo ajo që duhet të ndodhte me Partinë Demokratike? Ja dhanë edhe një mundësi demokratët, por duhet të kishte një reflektim. Po qe çështja për pronësinë e partisë, atëherë nuk jemi në kufijtë...