Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Hetimet për aferën e “Eko-Park”/ SPAK merr për 3 orë në pyetje Alqi Bllakon
Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Alqi Bllako, i cili ndodhet në burg për aferën e inceneratorëve, është marrë në pyetje nga Prokuroria e Posaçme (SPAK) edhe në lidhje me hetimet që po kryen për aferën “Eco Park” në Durrës. Burime bëjnë me dije se SPAK, ka marrë dëshminë e Alqi Bllakos rreth 10 ditë më parë, teksa ish-ligjvënësi është marrë në pyetje në cilësinë e drejtorit të Agjencisë Kombëtare e Ujësjellës-Kanalizimeve dhe Mbetjeve Urbane (AKUM). Dëshmia e Bllakos ka zgjatur për rreth 3 orë. Alqi Bllako është shpallur fajtor dhe dënuar nga GTjykata e Posaçme për inceneratorin e Elbasanit, si dhe atë të Fierit, teksa është ende në gjykim për inceneratorin e Tiranës. Kjo për shkak se më 23 Korrik, Gjykata e Posaçme e Apelit prishi...