Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Aksioni për hapësirat publike, Rama: Pa ndalim deri në çlirimin e çdo trotuari
Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot pamje të reja nga aksioni për lirimin e hapësirave publike në vend. Në një postim të radhës në Facebook, kreu i qeverisë shprehet se aksioni do të vazhdojë pa ndalim. “Pa ndalim deri në çlirimin e çdo trotuari”, shkruan kreu i qeverisë. Më herët Rama ka paralajmëruar se aksioni do të jetë konstant dhe do të gjasë gjatë 4 viteve. Ai ka paralajmëruar gjithashtu se shumë shpejt radha për t’u reformuar do të jetë e strukturës së kontrollit të territorit dhe IMT-ve bashkiake.