Parandalohet ngjarja kriminale në Kurbin, arrestohet 37-vjeçari! Qëlloi me armë zjarri gjatë konfliktit, katër të tjerë të shpallur në kërkim

Parandalohet ngjarja kriminale në Kurbin, arrestohet 37-vjeçari! Qëlloi me armë zjarri gjatë konfliktit, katër të tjerë të shpallur në kërkim

Me armë zjarri pistoletë, me fishek në fole gati për qitje, kapet e vihet në pranga një 37-vjeçar. Sekuestrohet arma e zjarrit pistoletë me të cilën dyshohet se ka qëlluar në ajër gjatë konfliktit. Shpallen në kërkim 4 shtetas të përfshirë në konflikt. Pas njoftimit për një konflikt fizik ndërmjet disa shtetasve, rreth orës 11:00, në rrugën “Kurbini”, Laç, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin kanë ndërhyrë menjëherë, duke parandaluar përshkallëzimin e konfliktit fizik ndërmjet 5 shtetasve, gjatë të cilit dyshohet se është qëlluar edhe me armë zjarri. Nga veprimet e shpejta u kap dhe u vu në pranga shtetasi K. R., alias K. T., 37 vjeç, banues në Tiranë, të cilit iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri...