Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Benet Beci: Janë liruar mbi 470 hapësira publike në 12 akse kryesore të Shkodrës
Kryebashkiaku Benet Beci, bën me dije se vijon aksioni për lirimin e hapësirave publike në Shkodër, ku sipas tij janë liruar mbi 470 hapësira të zëna dhe 12 akse kryesore të qytetit. Postimi i plotë i Becit në Facebook: Rezultate konkrete nga aksioni për lirimin e hapësirave publike në Shkodër.Gjatë këtij aksioni janë arritur deri tani këto rezultate:✅ Janë liruar mbi 470 hapësira publike në 12 akse kryesore të qytetit✅ Është dhënë përgjigje për 286 ankesa të mbërritura në Sallën e Koordinimit dhe Komandimit✅ Vijon puna për verifikimin e 200 ankesave të depozituara në portalin “Hapësira Ime”✅ Janë përpiluar 386 akte konstatimi✅ Janë vendosur 121 masa administrativeBashkia Shkodër mbetet e angazhuar për të garantuar hapësira publike të lira dhe të aksesueshme për të gjithë qytetarët.