Nuk iu bind policit në Kakavijë të lëvizte makinën, procedohet penalisht shoferi

Nuk iu bind policit në Kakavijë të lëvizte makinën, procedohet penalisht shoferi

POLICIA E SHTETIT Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Dropull-Libohovë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin R. V., 48 vjeç, banues në Fier, pasi në ambientet e PKK Kakavije, nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë, për të lëvizur automjetin.Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.