Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Parlamenti i ri hap punimet me ligjin për koncesionet: Kornizë më transparente për PPP-të dhe kontroll fiskal të fortë
Parlamenti i ri do të nisë punën me diskutimin e ligjit të koncesioneve për të cilin u zhvilluan debate të forta në vitet e fundit sa I përket projekteve partneritet publik privat. Drafti tashmë është paraqitur në kuvend ku në relacion thuhet se është vendosur një sistem rregullash, kontrolli dhe mbikëqyrjeje. Qëllimi është të krijohet një kornizë transparente dhe konkurruese, e përafruar me direktivat e BE-së, që mbron interesin publik dhe ul risqet fiskale, thuhet në dokument. Ministria e Ekonomisë orienton politikat e përgjithshme për PPP-të, koordinon projektet dhe kryeson Komitetin e Përzgjedhjes së Projektevem ndërsa ajo e Financave është “rojtar fiskal” . Pikërisht financat miratojnë paraprakisht çdo projekt dhe çdo ndryshim kontraktor, kërkon raporte monitorimi tremujore, raporte financiare vjetore të audituara dhe përgatit një...