Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Konflikt në familje/ 41-vjeçari godet me thikë bashkëjetuesen në Tiranë, shkak dyshohet…
Një grua ka mbetur e plagosur me thikë pasi u godit nga bashkëjetuesi i saj. Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë në Tiranë në rrugën “Besim Alla”. E plagosura ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Ndërsa autori, i identifikuar si Fatlind Cili 41 vjeç ishte arratisur nga vendngjarja, por brenda pak minutash u kap nga forcat e Komisariatit Nr.4 në bashkëpunim me Komisariatin 6. Motiv i ngjarjes dyshohet të ketë qenë xhelozia mes çiftit. Njoftimi i Policisë Tiranë: Plagosi me mjet prerës (thikë) për motive të dobëta bashkëjetuesen e tij, kapet dhe vihet në pranga 41-vjeçari. Sekuestrohet mjeti prerës (thikë). Pas marrjes së njoftimit se në rrugën “Besim Alla”, një shtetas kishte plagosur me mjet prerës (thikë) bashkëjetuesen e tij kanë shkuar menjëherë...