Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Vrasja e fundit në 2023/ Ekstradohet shqiptari nga Franca në Angli, akuzohet për vrasje dhe pritet të dalë para…
Një shqiptar i akuzuar për vrasjen e një personi në fund të vitit 2023, është ekstraduar nga Franca në Angli. Sipas Policisë Metropolitane , Arlind Hashani, 22 vjeç , banues në Bray Fellows Road NW3, u paraqit të premten, më 15 gusht, në Gjykatën e Magjistraturës në Westminster, ku u akuzua zyrtarisht për vrasje, pas ekstradimit të tij nga Franca. Arrestimi i tij ndodhi në Paris më 30 korrik. Hashani u la në paraburgim dhe pritet të dalë para Gjykatës së Lartë në Wood Green të martën, më 19 gusht. Ai akuzohet se vrau Ahmed Ali Jama, 29 vjeç, i cili u gjet me plagë të marra nga thika pranë zonës Gaymead, në Abbey Estate, në Abbey Road, rreth orës 19:32 të mbrëmjes së 29...