Emri/ Ekstradohet nga Franca në Angli shqiptari. Akuzohet për vrasje në 2023

Emri/ Ekstradohet nga Franca në Angli shqiptari. Akuzohet për vrasje në 2023

Një shqiptar i akuzuar për vrasjen e një personi në fund të vitit 2023, është ekstraduar nga Franca në Angli.  Sipas Policisë Metropolitane të cilës i referohet Top Channel, Arlind Hashani, 22 vjeç , banues në Bray Fellows Road NW3, u paraqit të premten, më 15 gusht, në Gjykatën e Magjistraturës në Westminster, ku u akuzua zyrtarisht për vrasje, pas ekstradimit të tij nga Franca. Arrestimi i tij ndodhi në Paris më 30 korrik. Hashani u la në paraburgim dhe pritet të dalë para Gjykatës së Lartë në Wood Green të martën, më 19 gusht. Ai akuzohet se vrau Ahmed Ali Jama, 29 vjeç, i cili u gjet me plagë të marra nga thika pranë zonës Gaymead, në Abbey Estate, në Abbey Road, rreth orës...