Coman, lamtumirë emocionuese nga Bayern Munich: Erdha vetëm 19 vjeç…., përzemërsisht faleminderit!

Coman, lamtumirë emocionuese nga Bayern Munich: Erdha vetëm 19 vjeç…., përzemërsisht faleminderit!

Bayern Mynih ka mbyllur marrëveshjen e shitjes së Kingsley Coman tek Al-Nassr. Orët e fundit, klubi saudit ka bindur bavarezët ta lëshojnë ish-lojtarin e Juventusit për rreth 35 milionë euro. Sulmuesi francez, pas pothuajse 10 viteve me “Die Roten”, me 339 paraqitje dhe 72 gola, duke ngritur 20 trofe, ka vendosur ta përshëndesë Bayernin dhe tifozët e tij me një mesazh në Instagram. Ja letra e lamtumirës së Coman: “Është e vështirë të besohet se kanë kaluar pothuajse 10 vite që kur, 19-vjeç, e bëra Mynihun shtëpinë time. Gjatë gjithë kësaj kohe pata fatin të ndaj kujtime të paharrueshme dhe suksese me këtë klub të mrekullueshëm: 9 tituj Bundesliga, 6 Superkupa Gjermane, 3 Kupa Gjermane, një Kupë Bote për Klube dhe, mbi të gjitha, momentin...