Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“Hapësira ime publike”/ Regjistrohen 4923 denoncime nga qytetarët, zgjidhen 735 prej tyre
Lirimi i hapësirave publike po vijon në gjithë territorin, ndërkohë që në dispozicion të qytetarëve për denoncimin e rasteve është vënë në dispozicion edhe aplikacioni digjital “Hapësira ime publike”. Vetëm pak ditë nga vënia në funksion e këtij aplikacioni janë regjistruar 4923 problematika të raportuara, ndërsa kanë marrë zgjidhje 735 prej tyre dhe pjesa tjetër po shqyrtohet. Paralelisht, vijojnë dhe rastet e zgjidhura, teksa pjesa tjetër është në proces verifikimi nga institucionet e linjës. Kjo iniciativë e re e qeverisë në përballjen me problemin e zaptimit të hapësirave publike, i jep mundësi qytetarëve të denoncojnë duke bashkëlidhur foto dhe video për 7 problematika të ndryshme. Denoncuesi mund të vetëidentifikohet përmes portalit e-Albania, ose të qëndrojë në anonimat. Në rast se qytetarët nuk marrin përgjigje për...