Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Trumpi do t’i lërë ‘dopio 6’ Zelenskit dhe Evropës”/ Takimi historik, reagon diplomati: Tani bëni çfarë të doni
Diplomati Jorgji Kote e konsideron fitore për Vladimir Putinin takimin me Donald Trumpin në Alaskë. Në një intervistë televizive, Kote tha se të hënën takimi i planifikuar mes Trump dhe Zelenskit në Uashington do të jetë për ta njohur me faktet Presidentin ukrainas. Sipas diplomatit Kote, Trump do t’i lërë në dorë ‘dopio 6’ Zelenskit dhe Evropës. Ai shprehet se Presidenti amerikan nuk është interesuar për paqen në Ukrainë, por kërkon që kjo luftë të mbyllet dhe të bëjë biznes me Rusinë. “Takimi trapalësh nuk është e mundur të bëhet. Nuk mund të takohet Putini me Zelenskin, aq më tepër në Moskë, siç bëri ftesën ai. Ai mund të takohet, por me plotësimin e kushteve të njohura nga Ukraina të cilat nuk mund të bëhen...