Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
VIDEO/ Beogradi si zonë lufte! Përleshje mes protestuesve dhe policisë, qyteti në kaos
Protestat kundër pushtetit të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, kanë vazhduar edhe mbrëmjen e kaluar në kryeqytetin serb, duke u shoqëruar me tensione të larta dhe përleshje mes protestuesve dhe forcave të policisë. Sipas mediave vendase, përfshirë nova.rs, përplasjet më të ashpra ndodhën pranë Fakultetit të Drejtësisë, ku protestuesit hodhën fishekzjarre dhe mjete të forta, ndërsa në sfond dëgjoheshin goditje topash dhe shpërthime, duke e kthyer zonën në një skenë kaotike që ngjante me një zonë lufte. Forcat policore, përfshirë brigadat e ndërhyrjes së shpejtë, u vendosën përgjatë Bulevardit “Mbret Aleksandër” dhe rrugëve përreth për të shpërndarë turmat dhe për të rivendosur kontrollin. Pamjet e shpërndara në rrjetet sociale tregojnë të rinj me fytyra të mbuluara, të cilët përplaseshin me policinë në kryqëzime dhe rrugë të...