Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Reshje shiu në këto zona, njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme
Ditën e sotme, (e shtunë, 16 Gusht) vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të qëndrueshme. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti parashikohet me alternime kthjellimesh e vranësirash mesatare, e hera-herës deri të dendura kryesisht në relievet malore në verilindje e juglindje, të cilat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët ndërsa në male në formën e shtrëngatave afatshkurtra. Temperaturat maksimale pritet të jenë deri në 38 gradë Celsius ndërsa ato minimale 16 gradë Celsius. Era do fryjë me drejtim juglindje -jugperëndim, me shpejtësi mesatare 5 m/s. Përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore, era fiton shpejtësi deri në 8 m/s. Valëzimi i detit pritet të jetë 1 deri në 2 ballë.