Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Fluks turistik në Rrugën e Kombit/ Rradhë të gjata ‘shtrohen’ në Kalimash
Rruga e Kombit po përballet me një fluks të lartë automjetesh, kryesisht nga Kosova, teksa mijëra qytetarë po udhëtojnë drejt bregdetit shqiptar. Në pikën e pagesës në Kalimash janë krijuar radhë të gjata, sidomos gjatë orëve të pikut. Për të përballuar fluksin, autoritetet kanë marrë masa si shtimi i patrullave të policisë rrugore dhe hapja e sporteleve shtesë nga firma koncesionare. Këto ndërhyrje kanë ndihmuar në menaxhimin e qarkullimit. Drejtuesit e mjeteve thonë se po presin për pak minuta, kryesisht për të kryer pagesën, dhe se kjo vonesë është normale duke pasur parasysh fluksin e zakonshëm të sezonit veror. Rruga e Kombit mbetet lidhja kryesore mes Kosovës dhe bregdetit shqiptar, dhe çdo verë përballet me një ngarkesë të shtuar. Edhe pse situata është e pritshme,...