Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Foto nga Shpella e Pëllumbave dhe Plazhi i Pasqyrave, Rama: Dy perla të Jonit
Kryeministri Edi Rama ka zjedhur këtë mëngjes të ndaj pamjet e bukura nga dy plazhe në jug të vendit. Konkretisht në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, ai ka ndarë pamjet tërheqëse në brigjet e Shpellës së Pëllumbave dhe në Plazhin e Pasqyrave. Ai i ka kosideruar këto dy plazhe si perla të Jonit. ‘MIRËMËNGJES! Dhe me dy perla të Jonit, Shpellën Pëllumbave e Plazhin Pasqyrave, ju uroj një fundjavë të qetë’, shkruan Rama. Kreu i qeverisë ndan shpesh imazhe nga natyra shqiptare, zonat bregdetare për të promovuar bukuritë e vendit, veçanërisht në stinën e verës, kur turizmi është në kulmin e tij.