Koncesionet në shëndetësi kancer i Buxhetit të Shtetit, ja si u “hodhën në erë” qindra milionë euro në duart e…

Koncesionet në shëndetësi kancer i Buxhetit të Shtetit, ja si u “hodhën në erë” qindra milionë euro në duart e…

Që prej vitit 2005, Shqipëria ka përjetuar një rritje të vrullshme të kontratave koncesionare dhe PPP-ve në sektorët më jetik të shërbimeve publike. Në vend që të përmirësojnë efikasitetin dhe cilësinë e shërbimeve, këto kontrata janë shndërruar në instrumente të kapjes së shtetit, duke krijuar një sistem metastatik ku interesat private mbizotërojnë mbi interesin publik. Në sektorin e shëndetësisë, katër kontrata kryesore – Check-Up, Sterilizimi, Dializa dhe Laboratorët – përbëjnë një shembull flagrant të kësaj patologjie institucionale. Me një vlerë totale mbi 480 milion euro për 10 vite, këto koncesione kanë konsumuar rreth 50 milion euro në vit nga buxheti i shtetit, pa garantuar transparencë, efikasitet apo drejtësi sociale. Koncesioni i Check-Up-it, i dhënë në vitin 2015 për një vlerë prej 120 milion euro, u...