Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Prova, ja si Bankers bëri pagesa për fondacionin e Liri Berishës, ja lista e donatorëve që dyshohet se u zhduk pas…
Në dosjen voluminoze prej 500 faqesh të përgatitur nga Prokuroria e Posaçme (SPAK) mbi çështjen e privatizimit të ish-kompleksit sportiv “Partizani”, përveç katër të pandehurve kryesorë me në krye ish-kryeministrin Sali Berisha dhe dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi përmenden edhe emra të tjerë të cilët po hetohen dhe për të cilët, në përfundim të hetimeve, SPAK mund të ngrejë akuza. Një nga pistat e hetimit është përqendruar tek bashkëshortja e Sali Berishës, Liri Berisha, dhe konkretisht tek fondacioni që ajo ka themeluar, “Fëmijët Shqiptarë”. Hetimet kanë përfshirë edhe fondet e investuara për blerjen e një vile të këtij fondacioni në zonën e ish-liqenit të Farkës, e cila përdoret si seli e biznesit. Sipas dokumenteve të SPAK, gjatë viteve 2010-2022, Jamarbër Malltezi dhe Argita Malltezi kanë...