Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Aleanca e Profesionistëve të Lirë kërkon përjashtimin nga tatimi të shitjes së banesës kryesore
Aleanca e Profesionistëve të Lirë, në një letër drejtuar ministrit të Financave Petrit Malaj, kërkon që të përjashtohet nga tatimi banesa kryesore ku ai jeton nëse e shet. Aktualisht tatimi për shitjen e banesës është 15%, por sipas aleancës është tepër e lartë dhe duhet të rishikohet në mbrojtjen e shtresave të mesme e të ulëta. “Në shumicën e vendeve të BE-së, banesa kryesore e tatimpaguesit përjashtohet plotësisht ose i nënshtrohet një reduktimi të konsiderueshëm të tatimit mbi ndërtesat (deri në 80%). Ky model garanton mbrojtjen e strehimit bazë si e drejtë themelore sociale. Propozimi ynë është që: Banesa kryesore të përjashtohet nga tatimi mbi ndërtesat ose të tatohet me një normë simbolike. Fitimi nga shitja e banesës kryesore të përjashtohet nga tatimi mbi fitimin...