Parashikimi i motit sot, 16 gusht 2025

Parashikimi i motit sot, 16 gusht 2025

Ditën e Shtunë vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh e vranësirash mesatare e hera-herës deri të dendura kryesisht në relievet malore në verilindje e juglindje, cilat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët ndërsa në male në formën e shtrëngatave afatshkurtra. Era do të fryjë me drejtim juglindje -jugperëndim me shpejtësi mesatare 5 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e dhe zonat luginore era fiton shpejtësi deri në 8 m/s. Valëzimi në det do të jetë i forcës 1-2 ballë.